image Peshkatari shpëton mrekullisht, momenti kur i shpëton për “një fije floku” peshkaqenit 5-metërsh

Kuriozitete

Peshkatari shpëton mrekullisht, momenti kur i shpëton për “një fije floku” peshkaqenit 5-metërsh

news image

Një peshkaqen gjigant për pak sa nuk e gëlltiti një peshkatar që ishte në kajak. Pamjet e peshkatarit Scott Haraguchi që kishte dalë për lundrim në brigjet e ishullit O’ahu të Havait, tregojnë momentin kur peshkaqeni-tigër i vërsulet dhe për pak sa nuk e gëlltit të tërin së bashku me kajakun.

Peshkaqeni peshkaqen që zakonisht rritet deri në pesë metra, krejt befasisht del nga uji dhe i vërsulet me dhëmbët e mprehtë peshkatarit që ishte në kajak, që për fat të mirë i shpëton më të keqes, pavarësisht që në shikim të parë dukej se do t’ia thyente edhe kajakun.

Megjithatë, Haraguchi arriti të largoj peshkaqenin dhe të largohet nga ai me shpejtësi. Gjithçka u filmua nga kamera e vendosur në helmetën e tij dhe dëgjohet duke bërtitur “peshkaqeni tigër po më sulmon”.

“Dëgjoja një zhurmë që vinte në drejtimin tim, por nuk ishte motor. Në fillim mu duk se është breshkë e detit, por në fund doli të jetë peshkaqen-tigër”, tha ai për ABC.

Ai beson se peshkaqeni e kishte ngatërruar kajakun e tij ime një fokë, pasi pak minuta pas sulmit Haraguchi kishte hasur në një fokë me plagë të rënda.

/GazetaSinjali/