image Peshkaqeni ia merr jetë sërfistit në Australi

Botë

Peshkaqeni ia merr jetë sërfistit në Australi

news image

Një i apasionuar pas sportit të sërfist në Australi ka vdekur si pasojë e sulmit të një peshkaqeni, raporton policia vendase.

Sipas të dhënave, një peshkaqen i bardhë rreth 3 m i gjatë sulmoi sërfistin që mendohet të ketë qenë rreth 60 vjeç në veri të plazhit në New South Wales.

Disa sërfistë të tjerë shkuan menjëherë në ndihmë të tij, por ai nuk mund të mbijetonte për shkak të plagëve të mëdha që kishte marrë.

Sipas të dhënave ky është sulmi i tretë me vdekje nga peshkaqenët në Australi brenda vitit. /Gazeta Sinjali/