Sot bëhen pesë vjet nga përpjekja ushtarake për grusht shtet në Turqi, shkruan Gazeta Sinjali.
Përpjekja për grusht shtet u zhvillua gjatë 15 dhe 16 korrikut të vitit 2016, ku përgjegjës të organizimit ishin ushtarë të ushtrisë turke.
Me urdhër ushtarak në rrugë u nxorën tanket, u sulmua Parlamenti Turk, si dhe u tentua të arrestohet shefi i shtetit turk, Rexhep Taip Erdogan.
Pas dështimit të puçit ushtarak, janë arrestuar dhjetëra-mijëra ushtarë, policë, zyrtarë të shërbimeve shtetërore, profesorë, mjekë dhe përkrahës të Lëvizjes Gylen.
Turqia zyrtarisht përgjegjës për tentim grusht shtet e ka bërë klerikun, Fetaullah Gylen. /GazetaSinjali/