image Pesë vite nga përmbytjet që shkaktuan 23 viktima në Shkup

Rajon

Pesë vite nga përmbytjet që shkaktuan 23 viktima në Shkup

news image

Pesë vite më parë, më 6 gusht të 2016 një katastrofë natyrore kishte goditur lagjen e Hasanbegut dhe Stajkovcit në Shkup.

Këto dy lagje u përmbytën nga vërshimet e mëdha që ndodhën në atë zonë.

Si pasojë e vërshimeve humbën jetën 23 persona. Pas këtyre vërshimeve banorëve të këtyre lagjeve iu deshën muaj të tërë që t’i kthehen jetës normale.

Gjatë 24 orëve më 6 gusht 2016 në Shkup kanë rënë 92,9 litra shi në një metër katror, ndërsa gjatë dy orëve të para nga fillimi i motit të lig ka pasur mbi 800 vetëtima.

Moti i keq dhe rrebeshi i shiut shkaktuan rrëzimin e pemëve, ndërsa shtëpitë mbetën pa energji elektrike, ndërsa rreth një mijë qytetarë u evakuuan gjatë mbrëmjes së 6 gushtit.

Në shenjë solidarizimi, Qeveria e Kosovës pati ndihmuar të prekurit nga vërshimet me 50 mijë euro. 

/Gazeta Sinjali/