Tradhtia e personit të dashur rrënon vetëbesimin, çon në vuajtje dhe trauma psikologjike
Ekspertët për marrëdhënie theksojnë që ekziston lloji i veçantë i njerëzve të cilët kanë tendencë të tradhtojnë partnerin.
Mirëpo, meshkujt sidoqoftë dallojnë për shkak që disa prej tyre nuk e kuptojnë konceptin e monogamisë. Madje edhe meshkujt e tillë mund të jenë të lumtur dhe besnikë nëse ndjekin direktivat.
Po ju paraqesim pesë tipa femrash të cilat në fund bashkëshortët gjithmonë i tradhtojnë:
Femrat xheloze
Xhelozia e tepërt te meshkujt nxit mendimin për tradhti. Ata për këtë shkak padashur fillojnë t’i shikojnë femrat e tjera.
Femra viktimë
Meshkujt nuk e duan këtë tip femre. Ata femrën e tillë me dëshirë e tradhtojnë, sepse në kokën e tyre nuk është e tmerrshme nëse femra e tillë sërish bëhet viktimë, veç tjerash, ai rol asaj i përshtatet shkëlqyeshëm.
Femra e cila fal tradhtinë
Nëse një herë ia keni falur, ai sërish do t’ju tradhtojë.
Femra e verbër e cila nuk e dallon flirtin e partnerit dhe vështrimin e femrave
Ekspertët ende besojnë që nuk ekziston miqësia midis mashkullit dhe femrës. Nëse mashkulli juaj vështron femra të tjera, mos i mbyllni sytë para faktit të këtillë. Veproni.
Femrat shpirtliga
Sharmi i femrës qëndron në buzëqeshjen e saj, aftësinë që të kënaqet me suksesin dhe përkrah suksesin e mashkullit të vet. Nëse vazhdimisht e kritikoni dhe i mohoni aftësitë e tij, do t’jua kthejë kurrizin dhe do t’ju braktisë.