Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se kanë humbur jetën 5 persona nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Ata të cilët kanë humbur jetën janë tre qytetarë nga Tirana 64-82 vjeç dhe dy qytetarë nga Durrësi 73 dhe 87 vjeç.
Ndërsa janë kryer 3,656 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 793 qytetarë.