image Pesë të vdekur dhe 656 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

68.351

Të shëruar

59.438

Të vdekur

1.592

Pesë të vdekur dhe 656 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes në Shqipëri ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pesë vdekje dhe 656 raste të reja me koronavirus prej 3 mijë e 727 testimeve të bëra, kurse janë shëruar 440 pacientë.

Aktualisht, në Shqipëri janë 24 mijë e 954 raste aktive me koronavirus, kurse 258 pacientë janë të shtrirë në katër spitalet për COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 64 mijë e 627 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 38 mijë e 421 janë shëruar kurse 1 mijë e 252 persona kanë vdekur./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin