Gzeta Sinjali raportoi sot për një aksident të rëndë që ka ndodhur në orët e mëngjesit në Lebushë të Deçanit, ku janë përfshirë dy vetura. Nga Policia kanë bërë të ditur se si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes shihet se në aksident dy veturat janë totalisht të shkatërruara.