Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se aktualisht në spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK-së, janë duke u trajtuar 102 pacientë të infektuar me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Në raportin e fundit të ShSKUK-së bëhet e ditur se 66 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe pesë të tjerë në mjekim intensiv, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 23 pacientë,
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid-19,
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë,
Spitali i Prizrenit, 11 pacientë,
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë,
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë,
Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë,
Spitali i Ferizajt, 14 pacientë./Gazeta Sinjali/