Pesë persona janë arrestuar për plagosjen e kujdestarit të qenve të Lady Gagas dhe grabitjen e dy prej qenve.
Siç ka mësuar Billboard, më 24 shkurt të këtij viti, Ryan Fischer ishte duke ecur me tre qenë të këngëtares amerikane në orët e mbrëmjes në Los Angeles, kur një person ka gjuajtur në drejtim të tij duke e lënë me plagë të rënda, ndërkohë që dy prej tre qenve i kishte grabitur. Qeni i tretë kishte arritur të ikte.
Dy ditë pas kësaj ngjarjeje, një grua i kishte kthyer qentë në stacionin policor derisa vetë këngëtarja Gaga kishte paralajmëruar shpërblim në vlerë prej 500.000 dollarësh amerikanë për atë që do t’ia kthente qentë.
Mirëpo Gaga nuk ia dha gruas e cila i ktheu qentë e saj. /Gazeta Sinjali/