Prokurorët gjermanë njoftuan të mërkurën për arrestimin e katër pjesëtarëve të grupit militant Shteti Islamik, të akuzuar për planifikim sulmesh kundër bazave ushtarake amerikane në Gjermani, njofton Zëri i Amerikës.
Në njoftim thuhet se grupi kishte armë dhe municione të përgatitura për sulmet e tyre, si dhe disa materiale për prodhimin e mjeteve shpërthyese.
Prokurorët thanë se grupi tashmë kishte vënë nën vëzhgim bazat ajrore ushtarake amerikane në Gjermani.
Ata i identifikuan katër veta, së bashku me një person të pestë që ndodhet në paraburgim që nga muaji i kaluar, si shtetas të Taxhikistanit, që themeluan një celulë terroriste në Gjermani, pasi u bashkuan me grupin Shteti Islamik, vitin e kaluar.
Autoritetet thanë që ata ishin në kontakt dhe morën udhëzime nga drejtuesit e lartë të Shtetit Islamik në Siri dhe Afganistan.
Prokurorët thanë se ata u bashkuan me grupin Shteti Islamik në janar të vitit 2019. Planet e tyre fillestare thuhet të kishin qenë sulmet ne Taxhikistan, por më pas ata ndryshuan planet.
Për të paguar planet e tyre, njëri nga pjesëtarët e grupit që prokurorët e identifikuan si Ravsan B. dyshohet se pranoi një kontratë prej 40 mijë dollarësh për të kryer një vrasje në Shqipëri, kontrata dështoi.