image Pesë sportistë të Kosovës në Kampionatin Europian për Sportet Luftarake

Sporte Luftarake

Pesë sportistë të Kosovës në Kampionatin Europian për Sportet Luftarake

news image

Federata e Sporteve Universitare e Kosovës po merr pjesë në Kampionatin Europian për Sportet Luftarake, që ka filluar të mërkurën në Zagreb të Kroacisë, transmeton Sinjali.

Siç ka njoftuar KOK, Kosovën po e përfaqësojnë karateistët dhe taekondistët: Muhamed Gashi, Benjamin Shabani, Dren Hajdari, Elona Kolgeci dhe Valdrin Rashiti.

Komiteti Olimpik i Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook, u ka uruar suksese garuesve./Sinjali/