Pesë persona gjatë së hënës kanë sulmuar fizikisht një person në Mitrovicën e Veriut, raporton Gazeta Sinjali.
Viktima iu ka thënë hetuesve policorë se është sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta nga pesë persona të tjerë.
Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes të hënën, në Mitrovicë të Veriut.
Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime./GazetaSinjali/