image Pesë gola në “Fadil Vokrri” – gabimi në minutën e 89 i jep fitoren Feronikelit

Futboll

Sport/ Pesë gola në “Fadil Vokrri” – gabimi në minutën e 89 i jep fitoren Feronikelit

news image

KF Feronikeli ka arritur të fitorja në minutat e fundit në kuadër të xhiros së 14 në IPKO Superligën e Kosovës. Kampioni i Kosovës ka fituar me rezultat 2-3

Prishtina erdhi në epërsi tepër herët, që në minutën e 3-të ku Ahmet Jonuzi shënoi nga penalltia për epërsinë e parë të bardhekaltërve.

Megjithatë, Feronikeli e ktheu shumë shpejt epërsinë pasi që penallti u akordua edhe për Feronikelin të cilën në gol e shndërron Jean Da Silva.

Në pjesën e dytë, KF Prishtina shënon që në minutën 49-të me anë të Diar Miftaraj. 10 minuta me vonë Feronikeli barazon përsëri në minutën e 59 me anë të Lapida Lladrovcit.

E kur besohej që ndeshja do të përfundonte me barazim, një gabim la të lirë Da Silvan në minutën e 89-të i cili shënoi edhe golin e fitores për kampionin e Kosovës.

Me këtë fitore, Feronikeli është në vendin e gjashtë me 22 pikë, kurse Prishtina mbetet në vendin e katër me 24 pikë pas 14 xhirove të zhvilluara./Gazeta Sinjali/