Donaldi është njëri nga banorët e Big Brother VIP më të përfolur, i cili me veprimet e tij merr vëmendjen e publikut, shkruan Gazeta Sinjali.
Mbrëmjen e djeshme të spektaklit Big Brother VIP ai ndau me publikun një datë të veçantë për të dhe moderatorën e njohur Bora Zemani.
Donaldi tregoi se 5 nëntori është përvjetori i lidhjes me Borën dhe për këtë ai vendosi t’i bënte një dhuratë brenda shtëpisë.
Brenda një kutie me ëmbëlsirë, Donaldi vendosi varsën e tij dhe e hodhi përtej murit, në mënyrë që nesër Bora do ta gjente këtë pako gjatë ardhjes së saj brenda televizionit. /GazetaSinjali/