image Përveç zjarreve, Turqia goditet edhe nga tërmeti

Evropë

Përveç zjarreve, Turqia goditet edhe nga tërmeti

news image

Një tërmet me magnitudë 5,5 shkallë goditi Turqinë Jugperëndimore, sot në orët e hershme të së dielës, shkruan Gazeta Sinjali.

Tërmeti goditi qytetin Datça të provincës Mugla, në orën 7:31 të mëngjesit sipas kohës lokale, shkruan Anadolu, përcjell Gazeta Sinjali.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave ka njoftuar se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 14,85 kilometrash nën sipërfaqe.

Zëvendësministri i Brendshëm turk, Ismail Çatakli, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se deri tani nuk raportohet për viktima ose dëme./Gazeta Sinjali/