image Përveç parqeve, grave në Afganistan iu ndalohet hyrja edhe në palestra dhe banjo publike

Botë

Përveç parqeve, grave në Afganistan iu ndalohet hyrja edhe në palestra dhe banjo publike

news image

Grave në Afganistan së fundmi iu ndalua të vizitonin parqet dhe kopshtet publike në kryeqytet, ndërsa me një vendim të fundit, autoritetet talebane, iu kanë ndaluar atyre edhe palestrat dhe banjot publike.

“Palestrat po mbyllen për gratë sepse trajnerët e tyre janë burra dhe disa nga palestrat ishin të përziera”, tha për AFP, Mohammad Akif Sadeq Mohajir, zëdhënës i Ministrisë për Parandalimit e Veseve dhe Promovimit të Virtytit.

Sipas tij, hamamet, banjat publike ku tradicionalisht ndahen burrat dhe gratë, do të ndalohen për gratë.

“Çdo shtëpi tani ka një banjë, kështu që nuk është problem për gratë të lahen”, shtoi Mohajir.

Pavarësisht premtimeve për të qenë më fleksibël kur të kthehen në pushtet, gjë që ndodhi në vitin 2018, talebanët janë kthyer kryesisht në interpretimin ultra të rreptë të Islamit që ishte në fuqi gjatë regjimit të tyre të parë nga viti 1996 deri në 2001.

/GazetaSinjali/