image Përurohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Istog me rastin e ditëlindjes së tij

Kosovë

Përurohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Istog me rastin e ditëlindjes së tij

news image

Sot është datëlindja 76-të e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Për të nderuar veprimtarinë e tij, në qendër të Istogut është zbuluar shtatorja e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Shtatoren e tij e zbuloi, vajza Teuta Rugova, kryeministri Avdullah Hoti dhe kryetari i Istogut, Haki Rugova.

Skulptor i shtatores së Rugovës ishte Gëzim Muriqi.

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova ka thënë se është një ditë tepër e rëndësishme e tij që ka arritur ta bëjnë zbulimin e shtatores dhe Kompleksin Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”.

“Ta dinin një gjë. Kjo është bërë me taksat e Istogut, pra këto taksa kanë qenë burimet e financimit. Prandaj, falënderimi kryesor është për qytetarët e Istogut”.

/Gazeta Sinjali/