image Përtej pritshmërive! Kjo është shuma e parave që u dhanë për Shqipërinë

Rajon

Përtej pritshmërive! Kjo është shuma e parave që u dhanë për Shqipërinë

news image

Konferenca e Donatorëve në Bruksel për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar të vitit të shkuar (26 nëntor) ka kaluar çdo pritshmëri. Në total janë mbledhur plot 1.15 miliardë euro që do t’i vijnë në ndihmë Shqipërisë.

Një shumë prej 1.15 miliard euro në formë financimesh direkte, investimesh për ndërtime banesash apo rikonstruksione të infrastrukturës, granteve, huave apo mbështetjes për programe zhvillimi u grumbullua sot në mbrëmje në përfundim të Konferencës ndërkombëtare të donatorëve, e zhvilluar në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë për të përballuar pasojat e tërmetit. Shuma e grumbulluar shkon përtej dëmeve të përllogaritura në 1.08 miliard euro.

Për Komisionerin e Zgjerimit Oliver Varhelyi, i cili drejtoi sesionin ku secili vend pjesmarrës në konferencë ofroi kontributin e tij “ky është një mesazh mjaft i fortë për popullin shqiptar për të ditur se sa shumë e kemi për zemër”, tha Harvelyi

Kryeministri Edi Rama, në reagimin e parë menjëherë pas publikimit të shifrës tha se “kjo është përtej imagjinatës më të shfrenuar”. /Gazeta Sinjali/