Policia ka bërë të ditur se personi i cili humbi jetën dje në aksidentin fatal në rrugën magjistrale Komoran- Prishtinë, është shtetas i Shqipërisë.
Ai kishte qenë duke drejtuar veturën e tij kur në në një moment kishte humbur kontrollin e drejtimit të veturës dhe me këtë rast ka goditur kamionin që ishte i ndaluar në parkingun e një pompe të derivateve.
Si pasojë e aksidentit, shoferi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Në veturë kishte qenë edhe një pasagjere shtetase e Shqipërisë e cila ka marrë lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë zjarrfikësit dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion./ Gazeta Sinjali/