image Personi për vdekjen e të cilit nisën hetimet ishte punëtor i postës

Sociale

Personi për vdekjen e të cilit nisën hetimet ishte punëtor i postës

news image

Gazeta Sinjali sot ka raportuar se një person është dërguar pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës, për vdekjen e të cilit policia ka nisur hetimet. Sinjali ka mësuar se viktima është Rrahman Kryeziu, punëtor shumë vjeçar i Postës në Kijevë të Malishevës.

Policia ka njoftuar se viktima i cili është nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar në këtë qendër nga familjarët e tij.

Tutje policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar sot për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”.

Kurse, i ndjeri është varrosur sot në fshatin Bubavec të Malishevës./GazetaSinjali/