Sonte në Gjilan u shënua edhe një rasti i ri me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, personi i cili u konfirmua si i infektuar sonte, ka qenë i karantinuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, pasi ishte kthyer nga Amerika.
“U njoftuam me një rast të vetëm për #Covid19, që vjen nga nga testimi ne karantine pasi eshte kthy nga Amerika. Uroj që të shërohet shpejt me të gjitha rastet tjera”, ka shkruar Haziri në Facebook.
I pari i Gjilanit apleoi që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e rikthimit në punë, por siç tha ai me masa mbrojtëse.
“Nga nesër zbatohet pakoja lehtësuese ekonomike dhe lirohet liria e levizjes, dy herë nga 120 minuta. Ju lutem ta shfrytëzoni të drejtën e rikthimit në punë, por me masa mbrojtëse. Shërbeni vetëm me masa mbrojtëse dhe mos merre e mos jep sherbim pa to. Mbaje distancimin social e mos shko mysafir, e mos prano edhe më tutje mysafirë. Ka mbetur edhe pak kohe për ta mbyllur këtë pandemi që na ka lodhur të gjithëve. Por, jeta e qytetarit është më e shtrenjtë se gjithçka tjetër. Mbroje veten e familjen”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/