image Personat që e sulmuan sigurimin e Spitalit në Gjakovë shkuan për ta vizituar shokun që u rrah në diskotekë

Siguri

Personat që e sulmuan sigurimin e Spitalit në Gjakovë shkuan për ta vizituar shokun që u rrah në diskotekë

news image

Sot Gazeta Sinjali raportoi për sulmin ndaj sigurimit të Spitalit të Gjakovës, nga tre persona të dyshuar, të cilët e goditën me grushte, ia morën qaforen e arit në vlerë prej 1 mijë e 800 euro dhe ia thyen telefonin.

Por pse shkuan të dyshuarit të spitali i Gjakovës?

Rreth orës 02:30 të mëngjesit të 4 gushtit, në Spitalin e Gjakovës ishte dërguar një person për trajtim mjekësor, i cili kishte pësuar lëndime gjatë një përleshje në diskotekën “Hangover”.

Por nuk ka shkuar shumë, kur  tre persona, shokë të të lënduarit, kishin shkuar të spitali për ta vizituar atë. Mirëpo të njëjtit u ndaluan nga sigurimi i spitalit, te porta hyrëse.

Për shkak se u ndaluan të hynin, të njëjtit zgjodhën sulmin ndaj sigurimit, të cilit i shkaktuan lëndime trupore.

Sipas Policisë, tre të dyshuarit e kanë goditur me grushte sigurimin e spitalit dhe nga qafa ia kishin marrë një qafore ari me vlerë prej 1800 euro. Dhe jo vetëm, ata ia kishin thyer edhe telefonin Iphone 11, dhe me pas ishin larguar në drejtim të panjohur.

 Sigurimi i Spitalit ka pranuar trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve, ndërsa të dyshuarit ende nuk janë identifikuar.

/GazetaSinjali/