image Persona të panjohur dëmtojnë mikrofonin dhe hapin dy arka në një xhami të Gjilanit

Siguri

Persona të panjohur dëmtojnë mikrofonin dhe hapin dy arka në një xhami të Gjilanit

news image

Një person ka raportuar në Polici se në xhaminë e lagjes së tij, disa persona të panjohuar kanë dëmtuar mikrofonin dhe kanë hapur dy arka ku besimtarët vendosin para, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e veta, rasti ka ndodhur dje në lagjen Dardania të Gjilanit, rreth orës 14:30.

Të njëjtat burime tregojnë se nuk dihet se sa ka qenë vlera e arkave, gjersa është bërë me dije se rasti është nën hetime.

/GazetaSinjali/