image Persona të maskuar sulmojnë ekipin e Klan Kosovës te barrikada në Veri - VIDEO

Siguri

Persona të maskuar sulmojnë ekipin e Klan Kosovës te barrikada në Veri – VIDEO

news image

Një ekip i Klan Kosovës sot është sulmuar me gurë nga disa persona me maska te barrikada afër fshatit Çabër të Zubin Potokut.

Sulmuesit në drejtim të ekipit të përbërë nga gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, kanë hedhur gurë si dhe i kanë fyer e sharë.

Ekipi i Klan Kosovës nuk ka pësuar lëndime fizike në këtë sulm.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=911250266548956

/GazetaSinjali/