Në Stacionin e Policisë në Shkup, sot rreth orës 14.00 është marrë një denoncim se në e-mail adresat e katër shkollave (deri në këtë moment) në Shkup është dërguar kërcënim për bombë të vendosur.
“Menjëherë pas denoncimit të marrë, nga nëpunësit policorë janë ndërmarrë masa për evakuimin e suksesshëm të shkollave. Në vijim janë kontrollet antiterroriste dhe janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit”, konfirmuan për AIM nga MPB.
Kujtojmë se thirrje dhe emaile nëpër shkollat e Shkupit ka pasur edhe në dy javët e kaluara. Procedura e veprimit ka qenë e njejtë por ende nuk është gjetur kush i bën këto alarme, edhe pse policia ka marrë në pyetje disa qytetarë.