image Përsëri alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve, evakuohen qytetarët

Siguri

Përsëri alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve, evakuohen qytetarët

news image

Përsëri sot ka pasur një alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se policia ka pranuar një telefonatë, ku një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

Menjëherë policia ka ndërrmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.

/GazetaSinjali/