image Përse po dorëhiqen kryespiunët e Kosovës?

Kosovë

AKI/ Përse po dorëhiqen kryespiunët e Kosovës?

news image

Katër kryespiunët e Kosovës kanë dhënë dorëheqje njëri pas tjetrit nga posti i drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Vetëm pak minuta më parë është njoftuar zyrtarisht se edhe Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje nga ky post, raporton Gazeta Sinjali.

Bashkim Smakaj që kishte qenë drejtori i parë i AKI-së, e ka ‘ngrehë këmbën zhag’ për t’u dorëhequr nga posti i kryespiunit të Kosovës. Pas tij edhe tre personat e tjera që kishin mbajtur postin e njëjtë, kanë dhënë dorëheqje nga ky post.

I fundit që e përmbylli historikun e punës së tij me dorëheqje si kryespiun është Shpend Maxhuni.

Smakaj ishte emëruar si drejtor i AKI-së në vitin 2009 për të përfunduar një mandat në krye të institucionit më të lartë të sigurisë së vendit. Në atë kohë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Hashim Thaçi që mbante postin e kryeministrit i kishin vazhduar mandatin Smakajt edhe për pesë vite.

Por vetëm dy vite më pas Smakaj kishte dhënë dorëheqje.

Agron Selimaj kishte pasur Smakajn. Ai para postit të drejtori të AKI-së kishte qenë Inspektor i Përgjithshëm i këtij institucioni. Edhe Selmanaj pa u bërë ende dy vite kishte dhënë dorëheqje, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas Agron Selimajt, drejtor i AKI-së u bë Driton Gashi. Edhe ky sikur drejtorët e tjerë të këtij institucioni dha dorëheqje.

Në vendin e Driton Gashit, u ul ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Megjithatë as Shpend Maxhuni, nuk e përfundoi mandatin e tij. Edhe ai dha dorëheqje nga posti tij.

Njoftimi bë nga kryeministri në Kosovë në largim, Ramush Haradinaj.

“Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare. Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë”, ka deklarura Haradinaj.

Nga AKI-ja kishte dhënë dorëheqje edhe zv/drejtori i këtij institucioni, Latif Merovci, kohë më parë./Gazeta Sinjali/