image Policët serbë i zhveshën uniformat, Musliu: Policia të lirohet nga marionetat dhe kaubojët

Politikë

Policët serbë i zhveshën uniformat, Musliu: Policia të lirohet nga marionetat dhe kaubojët

news image

Në takimin e zhvilluar në Zveçan, është vendosur që serbët të largohen nga institucionet e Kosovës. pas deklaratës, zyrtarë të Policisë së Kosovës janë parë duke larguar unifromat.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu e cila thotë se siguria e Kosovës në Veri është sfiduar rëndë.

Postimi i plotë:

Siguria e Kosovës po sfidohet rend në Veri të Kosovës. Policet që zhveshen uniformat sot duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion. Uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force. Policia e Kosovës duhet të lirohet nga marionetat por edhe nga kaubojët. E zhveshën me lehtësi, kthimin duhet ta kenë të pamundur.