image Dështon mbledhja e Komisionit për AKI-në, Musliu thotë se nuk pat kuorum

Politikë

Dështon mbledhja e Komisionit për AKI-në, Musliu thotë se nuk pat kuorum

news image

Kryesuesja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka thënë se mbledhja ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit. Ajo tha kjo ka ndodhur për shkak të ndërrimit të orarit të mbajtjes së mbledhjes.

“Sot është thirrur një mbledhje e rregullt e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndoshta mund ta lë si shkaktar pak ndërrimin e orarit pasi zakonisht ne i kemi mbledhjet në ora 10:00, por meqë sot është një dëgjim publik për Ligjin për Sigurinë Kibernetike, na është dashtë që të mbajmë një orë më herët mbledhjen dhe mungoi kuorumi”, tha ajo.

Musliu tha se janë disa deputet në këtë komision që mungojnë rregullisht.

“Në realitet nuk ndodh shpesh që mbledhjet e komisionit të na dështojnë për kuorum, por fatkeqësisht janë deputetët e njëjtë që mungojnë, ata deputetë që sot nuk ishin, nuk janë në asnjë mbledhje”, tha ajo për EO.

/GazetaSinjali/