Gjithmonë e huaja ka qenë më e ëmbël…
Me siguri deri tani së paku një herë jeni dashuruar me dikë i cili është i martuar.
Deri tani shumica e ekspertëve kanë konstatuar që meshkujt e martuar kanë “faktorin X” i cili te femrat i bën joshës të papërballueshëm, transmeton Telegrafi.
Hulumtimi i cili është bërë vitin e kaluar në Oklahoma, dëshmon që meshkujt e martuar vërtet janë më joshës për femrat.
Studenteve u është treguar fotografia e një mashkulli në grup, për të cilin u është thënë që është i martuar.
Për të janë interesuar madje 90 për qind e tyre, derisa në grupin që është menduar që ai është i pamartuar, interesa kanë treguar vetëm 59 për qind e studenteve.
Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për dukjen fizike por për atë “faktorin X” të cilin e kanë meshkujt e martuar.
Ky është shkaku përse është kështu:
Ata janë të gatshëm për lidhje serioze
Meshkujt e këtillë për femrat janë më joshës, sepse janë të gatshëm të lidhen për një person deri në fund të jetës.
Ata janë meshkujt të cilët marrin përgjegjësinë
Për meshkujt të cilët janë të martuar konsiderohet që janë përgjegjës ndaj familjes. Ata kryesisht janë të punësuar, ndërkaq këto karakteristika u përshtaten shumë femrave.
Nuk frikësohen të tregojnë ndjenjat
Femrat shpesh mendojnë që meshkujt të cilët janë të martuar nuk fshehin asgjë, as emocionet e tyre, andaj meshkujt e martuar për këtë shkak edhe më shumë joshin.