Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për France Football ku ka folur për tema të ndryshme.
Ai gjithashtu u pyet edhe për numrin që sot mbanë në fanellë.
Pas transferimit te PSG, të gjithë prisnin që Messi të merrte numrin 10, atë që e mban Neymari.
Madje Neymari zyrtarisht ia kishte ofruar numrin 10, por Leo nga respekti nuk kishte pranuar.
“10-shi ishte për të. Kam ardhur te një ekip i ri për të ndihmuar. Ishte një gjest i jashtëzakonshëm nga ana e Neymar. E prisja duke e njohur Neymarin. Kemi kaluar kohë së bashku te Barcelona dhe jemi shokë. Më dukej më e drejt që ai të mbajë numrin 10 ndërsa unë mora numrin 30, numër që më pëlqen”, tha Messi.
Messi disa ditë më parë për herë të shtatë e fitoi Topin e Artë.