image Përpos veturave, ja çfarë prioriteti ka Elon Musk për këtë vit

Teknologji

Përpos veturave, ja çfarë prioriteti ka Elon Musk për këtë vit

news image

Themeluesi dhe njëherit drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane Tesla, Elon Musk, ka zbuluar prioritetet e kompanisë për këtë vit.

Ajo çfarë është interesant në fokus nuk do të jenë veturat, por zhvillimi i robotit humanoid që do të jetë pjesë e projektit Optimus.

Musk e ka përshkruar projektin si shumë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për robotin që për herë të parë u prezantua në gusht të vitit të kaluar, e është i gjatë 1,7 metra dhe peshon 57 kilogramë.

Emri i robotit është Tesla Bot i bazuar në teknologjinë e njëjtë të inteligjencës artificiale, që përdor softueri i Tesla për asistim gjatë vozitjes.

Qëllimi është që roboti Tesla Boty të kryej punë të ndryshme fizike, duke zëvendësuar njerëzit. Prototipi i robotit pritet të jetë i qasshëm gjatë këtij viti.  /GazetaSinjali/