Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë kryetarja e ardhshme e Kuvendit.
Burime të Gazeta Sinjali, kanë mësuar se LDK gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, ka propozuar Vjosa Osmanin për kryetare të Kuvendit.
Ndërkaq në pozita tjera vendimmarrëse në qeverinë e re e cila do të votohet nesër në seancën plenare nga ora 11:00, janë:
Avdullah Hoti, zëvendëskryeministër
Anton Quni, ministër i Mbrojtjes
Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës
Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme
Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës
Hykmete Bajrami, ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe
Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë
Kujtojmë që sot pas më shumë se 118 ditësh u nënshkrua marrëveshja për formimin e qeverisë mes VV-së dhe LDK-së./ Gazeta Sinjali/