Këshilltari komunal në Preshevë, Argjend Sherifi, është larguar nga partia Alternativa për Ndryshim, që e drejton kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.
Përmes një reagimi në Facebook, Sherifi ka thënë se nuk është pajtuar me përplasjet që Arifi ka pasur me qeverinë në Kosovë.
Sherifi thotë se e ka këshilluar personalisht Arifin që në fillet e para të zënkës me udhëheqës të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por gjithmonë ka hasur në vesh të shurdhër.
Ndër të tjerash ai ka thënë se bindja e tij politike mund të mos jetë e njejtë me Kurtin, por ka pyetur se kush i jep atij të drejtë, apo një kryetari të një komune si kjo të kritikojë e të fyej vazhdimisht një kryeministër shteti.
Postimi i plotë: