Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, i është përgjigjur zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliut, i cili ka thënë se Lutfi Haziri, është pengesa kryesore për arritjen e një koalicioni parazgjedhor mes LVV-së dhe LDK-së.
Haziri ka thënë se nuk e kupton qëndrimin e Aliut dhe mendimin e tij për këtë cështje.
“Më vjen keq që Liburn Aliu ka atë qëndrm kam thënë se LVV duhet me rishiku qëndrimin për Ibrahim Rugoven. Por në momentin që kena shku me pajtimin që mos me qelë çeshtje të cilat mund të na acarojnë dhe tensionojnë raportet tona, atëher i bjen që ne i kemi tejkaluar ato. Nuk e di pse z.Aliu e ka këtë qëmndrim’, ka thënë Haziri.
Ndërkohë në një paraqije publike anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ende nuk është e sigurt se çka mund të ndodhë, dhe sipas tij janë dy elemente që kanë dëmtuar një koalicion të mundshëm. Derisa sipas ALiut pengesa kryesore është nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.
“Pika e dytë është Lutfi Haziri dhe roli i tij në negociata me LDK’në. është e ditur se Lutfi Haziri do të jetë personi më kompetent në LDK. Gjatë përpjekjeve të shumta që ka pasur Lëvizja që të vendosë komunikimin me LDK’në, Lutfi Haziri ka qenë pengesa kryesore për çfarëdo lloj afrimi. Ndërsa Isa tash na thotë se duhet folur me Luten kur ne tërë kohën kemi pasur negociata me të. Në të njejtën kohë Vjosa po del në emisione dhe po përdor programin tonë. Dihet që reciprociteti me Serbinë është ide e jona. Ksi lloj kopjimi ka bërë edhe Ramushi sa ishte në Qeveri. Mirëpo kjo është arritje pasi që edhe Kadri Veseli tash po del e po thotë se do të luftojë korrupsionin dhe krimin”, ka thënë Aliu.
Ndërkohë KQZ ka bërë të ditur se ka vetëm edhe tre ditë kohë për partitë politike që të lidhin koalicione parazgjedhore./Sinjali