image Përplasjet e mëdha në Barcelona – Messi jep përgjigjen përfundimtare

Futboll

Futboll/ Përplasjet e mëdha në Barcelona – Messi jep përgjigjen përfundimtare

news image

Lionel Messi, ka vendosur të qëndrojë në Barcelonë, pavarësisht përplasjes së tij verbale me drejtorin sportiv, Eric Abidal, transmeton Gazeta Sinjali.

Sky Sports News, raporton se ai nuk po e mendon largimin nga Camp Nou këtë verë dhe se tani do t’i përmbahet kontratës së tij aktuale që ka deri në vitin 2021.

Ndryshe, ditë më parë, është raportuar se Lionel Messi ka kërkuar edhe largimin e presidentit Bartomeu.

“Ose do të largohet Presidenti, Josep Maria Bartomeu, ose do të largohem unë”, raportohet të ketë thënë Lionel Messi./Gazeta Sinjali/