image Coutinho në janar pritet të kthehet në Premierligë

Futboll

Coutinho në janar pritet të kthehet në Premierligë

news image

Philippe Coutinho pritet të kthehet në Premierligë, pasi nuk arriti të përshtatet te katalunasit, shkruan Sinjali Sport.

Coutinho u transferua nga Barça në Liverpool në vitin 2018, për 145 milionë funte.

Ai duket se nuk është në planet e trajnerit të ri të Barcelonës, Xavi Hernandez.

Sipas Mundo Deportivo, Coutinho është duke përgatitur një rikthim në Premier League, por jo tek Liverpool. Fjala është për tek rivalët e tyre të Everton teksa përfaqësuesit e lojtarit kanë nisur kontaktet e para me drejtuesit e anglezëve.

Everton është në pozita të vështira në këtë sezon ndaj trajneri Rafa Benitez kërkon me çdo kusht të përmirësohet në merkato.

Megjithatë, për Coutinhon ka edhe mundësi të tjera në Premier League teksa më parë janë lakuar edhe emrat e Newcastle dhe Tottenham.

/Gazeta Sinjali Sporti/