image "Lionel Messi do ta përfundojë karrierën te Barcelona"

Futboll

“Lionel Messi do ta përfundojë karrierën te Barcelona”

news image

Lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, do ta përfundojë karrierën në Barcelonë.

Kështu ka thënë presidenti katalanas, duke u shprehur jashtëzakonisht i sigurt se ylli argjentinas nuk do të largohet nga Camp Nou, shkruan Goal.com, transmeton Sinjali Sportiv.

Presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu ka ritheksuar mundësinë që Lionel Messi të përfundojë karrierën e tij në këtë klub. 

33-vjeçari aktualisht ka kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm me Barcelonën që po zhvillon negociata me sulmuesin argjentinas për mundësinë e zgjatjes së saj.

Ndonëse ka spekulime që thonë se Messi është i pakënaqur me Bartomeun dhe udhëheqjen e klubit, të gjitha shenjat tregojnë se ai do të mbetet në Camp Nou.

Bartomeu konfirmoi se bisedimet fillestare midis lojtarit dhe klubit janë pozitive me presidentin e Barcelonës të bindur se një rinovim do të ndodhë së shpejti.

“Ne kemi folur, ne po flasim dhe do të vazhdojmë të flasim me Messin”, i tha Bartomeu TV3.  

“Ai dëshiron ta përfundojë karrierën këtu, ne patjetër do të rinovojmë me të, unë nuk jam në dyshim se ai do të qëndrojë këtu”, u shpreh Bartomeu. /Sinjali Sportiv