image Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Tiranë - Sinjali

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Tiranë

news image

Në Tiranë po protestohet kundër rritjes së çmimeve të produkteve.

Protestuesit kanë bllokuar Zogun e Zi në Tiranë, ndërsa ka ndërhyrë policia për të liruar qarkullimin e veturave.

ABC raporton se ka edhe të shoqëruar pasi protestuesit janë përplasur me policinë.

Në ditën e tretë radhazi, nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, qytetarë janë mbledhur në protesta.

Me thirrjet ‘Ulni taksat’, ‘Taksoni oligarkët’, janë zhvilluar protesta për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.

Protestuesit u mblodhën në Tiranë përpara kryeministrisë, por edhe në Lezhë, në Durrës, në Berat, në Korçë, në Shkodër etj.

Teksa protestat po zhvillohen nga Veriu në Jug, kundër rritjes së çmimeve Rama mohon që të jetë populli ai që proteston dhe shkruan në “Twitter” se është e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin