image Përplasje mes LDK-së e VV-së, Hyseni i përgjigjet Haxhiut

Kosovë

Përplasje mes LDK-së e VV-së, Hyseni i përgjigjet Haxhiut

news image

Pas dështimit për lidhjen e një koalicioni parazgjedhor, kanë filluar të shfaqen edhe fërkimet e para mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Gjatë ditës anëtarja e kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu, thumboi LDK-në se po e kopjon Lëvizjen Vëtëvendosjse, dhe premtimet e saj. Ndaj këtij shkrimi të ish-deputetes Haxhiu ka reaguar anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni.

Përmes një shkrimi në FB, Hyseni tha se LDK nuk e ka traditë të kopjoj asnjë subjekt tjetër politik, dhe se partia e tij refuzon këtë tip leksioni prej kujtdo qoftë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka në traditën e saj t’i jap leksione asnjë subjekti tjetër politik në vend se si duhet të sillet gjatë fushatës zgjedhore. Edhe më pak, LDK ka nevojë të, siç thuhet në një deklarim të një zyrtarje të VV-së, “kopjojë frazat dhe premtimet e VV-së”. Pra, me mirësjellje refuzojmë këtë tip leksioni pavarësisht nga vjen. LDK , krahas kandidates Vjosa Osmani për të parën e Qeverisë, që është mishërim i një politikanje moderne dhe shume dinamike, me integritet të pakontestueshëm profesional e njerzor, ka nje program të shkëlqyer për qeverisje prosperuese të vendit, dhe një listë impressive kandidatesh për ulëse në Kuvendin e Republikës”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës në këtë përgjigje për Vetëvendosjen ka shprehur bundjen e tij se LDK do t’i fitoj zgjedhjet e 6 tetorit ndërsa tha se LDK ka bërë cdo përpjekje për arritjen e koalicionit parazgjedhor me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

“Pra, LDK ka guximin, dijen dhe besimin se 6 tetori do ta nxjerr fituese të zgjedhjeve. Lidhja Demokratike, për arsyet që dihen, me votë unanime të Këshillit të saj të Përgjithshëm, ka përjashtuar çfarëdo koalicioni me PDK-në. Dhe, kjo mbetet kështu. Ndërkaq, me VV-në LDK ka bërë çdo përpjekje të arrinte mirëkuptim për koalicion parazgjedhor me Vjosa Omanin, kandidate për KM. Kjo nuk u arrit, ashiqare ngaqë VV pretendonte të kundërtën. Sidoqoftë, LDK mbetet e përkushtuar që si fituese e zgjedhjeve, pas 6 tetorit, para së gjithash me VV-në, po edhe me partitë tjera (përjashto PDK-në), të bashkërendojë veprimet për një Qeveri të udhëhequr nga LDK, për një ndryshim të madh”, ka shkruar Hyseni.

Ndërkaq Albulena Haxhiu sot ka thënë se LDK’ja o kërkon që të mos kritikohet nga VV’ja, por sipas saj po i kopjon frazat e VV’së.

“LDK po thotë mos na kritikoni, sepse kjo prish mundësinë e koalicionit paszgjedhor. E para: pse po kanë frikë nga kritikat tona e s’po kanë frikë të kopjojnë frazat e premtimet tona. E dyta: a i bie kjo që nëse ne i kritikojmë ata shkojnë me PDK? Pas 30 gushtit, gjithçka është qartësuar andaj secili subjekt duhet të marrë përgjegjësitë e veta”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./Sinjali