image PDK e gatshme për koalicion me VV-në, Krasniqi: Nuk kemi vija të kuqe

Politikë

PDK e gatshme për koalicion me VV-në, Krasniqi: Nuk kemi vija të kuqe

news image

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka vija të kuqe për Lëvizjen Vetëvendosje për arritje të koalicionit në zgjedhjet e ardhshme. Kështu u shpreh kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi.

Megjithatë ai përmendi faktin se kanë dallime të mëdha me partinë që qeveris me vendin.

“Jo, jo në asnjë mënyrë çfarë koalicioni. Jo nuk dëshiroj as me e konsideru si opsion. Unë ju kam thënë dhe besoj jam njeri që kam thënë më së shpeshti, veç unë dhe PDK-ja nuk kemi folë për vija të kuqe. Ne kemi thënë s’kemi vija të kuqe për shqiptarët dhe as s’kemi me pas vija të kuqe për shqiptarët. Ne kemi koalicion në nivel lokal, i kanë ngrënë të gjitha fjalët që i kanë thënë më parë.

Dallimet mes PDK-së dhe VV-së si parti janë të mdhaja. Por, s’kemi vija të kuqe për asnjë parti. As për VV-në”, tha ai.

Kur u pyet se a ka gjasa që në zgjedhjet e ardhshme të kenë koalicion me VV-në, Krasniqi u shpreh

“Nuk besoj prej kësaj perspektive, sepse ne kur hyjmë në zgjedhje hyjmë për të fituar”, u shpreh kreu i PDK-së./Debat Plus/

/GazetaSinjali/