Për përplasjen fizike mes deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti i kësaj të fundit, Dimal Basha, e lë fajtor zëvendëskryeministrin e Kosovës, Driton Selmanajn, shkruan Gazeta Sinjali.
Basha e quan “palaço” Selmanajn dhe thotë se ai ofendoi deputetët për temën e të pagjeturve.
“Komplet tensioni brenda Kuvendit sot ka ardhë si pasojë e palaços Selmanaj që vjen aty dhe ofendon deputetë për temën e të pagjeturve. Kjo temë eshtë jashtëzakonisht e ngarkuar emocionalisht, por për këtë palaçon konsiderohet e shterrur dhe prandaj iu duket e parëndësishme. Kjo është qeveri e turpit, kurse ky palaço është kulmi”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/