image Tërheqja e parave nga Trusti/ Kjo është dita kur do të protestohet para Kuvendit

Sociale

Tërheqja e parave nga Trusti/ Kjo është dita kur do të protestohet para Kuvendit

news image

Tërheqja e 30% të parave në Trust, tash e disa javë ka ngjallur debat në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij.

Disa qytetarët të cilët janë pro tërheqjes së 30% të Trustit, kanë paralajmëruar një protestë, me shpresën se kërkesa e tyre do të realizohet nga institucionet.

Në një grup në Facebook, “Pro tërheqjes 30% të Trustit”, i cili përbëhet nga mbi 26 mijë anëtarë, thirrja u bë që protesta të mbahet të enjten nga ora 12:00, para Kuvendit të Kosovës.

Organizatorët e kësaj proteste, kanë ftuar edhe bizneset t’i bashkohen kësaj proteste dhe njëkohësisht i kanë bërë thirrje që t’i lirojnë punëtorët nga puna, që të dalin në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Të nderuar anëtarë, në cilësinë e organizatorëve të PROTESTËS “PRO TËRHQJES 30% TË TRUSTIT”!  Sot i ftojmë të gjitha bizneset nga mbarë Kosova që ta mbështesin PROTESTËN sepse pas qytetarëve, bizneset do të jenë përfitues nga tërheqja e mjeteve nga Trusti. Ftojmë bizneset që të ju japin pushim punëtorëve për të enjten në ora 12:00 dhe të organizojnë transportin e protestuesve“, ka shkruar në këtë grup Adnan Jashari.

Kësaj thirrje i është bashkuar edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili së fundi ishte më i zëshmi për këtë çështje.

Të enjten protestohet për Trustin, qytetarët kërkojnë tërheqjen deri në 30%”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, duke e shpërndarë thirrjen për protestë.

/GazetaSinjali/