52 persona janë lënduar nga përplasja e një aeroplani pasagjerësh, i cili doli nga pista në një aeroport të Turqisë, duke u ndarë në tri pjesë.
Ministri i Transportit i Turqisë, Mehmet Cahit Turhan tha se nuk ka asnjë të vdekur në këtë incident, i cili ndodhi në Aeroportin “Sabiha Gokcen” të Stambollit.
Aeroplani i përkiste kompanisë “Pegasus Airlines”, ndërsa në bord gjendeshin 171 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
Sipas mediave lokale, aeroplani ateroi në shi të madh, pasi fluturoi nga provinca perëndimore e Izmirit.
Siç njoftuan zyrtarët zjarrfikësit dhe ekipet e urgjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje./Gazeta Sinjali/