Të paktën 15 persona raportohet se kanë vdekur, pasi një aeroplan me 98 pasagjerë është rrëzuar në Kazakistan.
Zyrtarët e aeroportit thonë se aeroplanët e “Bek Air” janë përplasur në një ndërtesë, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas asaj që raporton BBC, 60 persona janë lënduar, në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë.
Ata thonë se avionët “Bek Air” zbritën menjëherë pasi u nisën në aeroportin e Almaty të Premten në mëngjes me kohën lokale, duke u përplasur në një ndërtesë.
Një reporter i Reuters afër vendit të ngjarjes ka thënë se në zonën e përplasjes ka pasur mjegull të rëndë, por ende nuk dihet shkaku i përplasjes./Gazeta Sinjali/