image Përplasen para duelit, Khabibi e quan ‘budalla’ Fergusonin

Sporte Luftarake

UFC/ Përplasen para duelit, Khabibi e quan ‘budalla’ Fergusonin

news image

Khabibi dhe Tony Ferguson kanë pasur një konferencë të nxehtë për media në Las Vegas.

Dy luftëtarët kanë sjellë me vete rripat e tyre. Në një moment tensioni, Khabib e godet rripin e Fergusonit, transmeton Gazeta Sinjalit.

Përkundër kësaj, Fergusoni nuk dukej aspak i shqetësuar duke qëndruar i qetë.

Në konferencë, Khabibi e quajti Fergusonin gënjeshtarë dhe budalla, kurse amerikani ia ktheu duke e quajtur njeri me mbipeshë..

“Pse njerëzit nuk e pëlqejnë atë, është për shkak se ai është budalla. Askush nuk e kupton atë, sinqerisht, ai duhet budalla, për këtë arsye askush nuk e pëlqen atë. Por, ai është një luftëtar i mirë dhe unë i respektoj lëvizjet e tij, prandaj ai është këtu.”, u shprehë Khabibi.

Ndeshja do të zhvillohet muajin e ardhshëm dhe Ferguson shihet si luftëtari më i denjë që t’ia shkaktoj humbjen e parë Khabibit. /Gazeta Sinjali/