Një grua është lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor mes një veture dhe një kamioni që ka ndodhur sot pasdite në fshatin Carralevë të Shtimes, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF në Shtime.
“Rreth orës 12 e 50 në rrugën magjistrale Shtime-Prizren, në fshatin Carralevë, ka ndodhur një aksident mes një kamioni edhe një veture. Është lënduar lehtë një person femër. Pas trajtimit mjekësor në ambulantën e Shtimes e njëjta është liruar”, ka thënë ai./ Gazeta Sinjali/