image Përplasen dy vetura në Pejë, dy persona përfundojnë në spital

Siguri

Përplasen dy vetura në Pejë, dy persona përfundojnë në spital

news image

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që u shkaktua sonte mes dy veturave në lagjen “Dardania” në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.

Rugova tha se sipas mjekëve, ata kanë lëndime të lehta trupore.

“Rreth orës 18:45 minuta, policia është informuar për një aksident në lagjen ‘Dardania’ në Pejë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe sipas ekipit mjekësor gjithnjë, kanë lëndime të rënda trupore”, tha Rugova./Gazeta Sinjali/