image Përplasen dy trena në Pakistan, 30 të vdekur dhe shumë të lënduar

Botë

Përplasen dy trena në Pakistan, 30 të vdekur dhe shumë të lënduar

news image

Dy trena janë përplasur në Pakistanin jugor, duke lënë të vdekur 30 persona deri më tani, si dhe dhjetëra të lënduar rëndë, transmeton Gazeta Sinjali.

Autoritetet pakistaneze kanë bërë të ditur se një tren, i cili po udhëtonte në provincën Sindh ka dalë nga shinat dhe ka zbritur në një pistë tjetër. Kjo ka shkaktuar përmbysjen e një treni tjetër, i cili po kalonte nëpër atë pistë, shkruan Reuters.

Ekipet e shpëtimit kanë njoftuar se shumë persona janë në gjendje kritike duke u trajtuar në spital.

Një zyrtar i ekipeve përgjegjëse ka thënë për Reuters se në momentin e aksidentit ka qenë e vështirë të identifikohet numri i personave të bllokuar në këto dy trena.

Gjatë periudhës kohore nga 2013 – 2016, në Pakistan kanë ndodhur një varg aksidentesh vdekjeprurëse nëpër hekurudha ku kanë vdekur 150 persona si pasojë e këtyre aksidenteve. /Gazeta Sinjali/